Skip to content

Sektoret tanë

AFRIMI AG ofron shumëllojshmëri produktesh dhe zgjedhjesh përgjatë 9 sektorëve të ndryshëm. Ne i qëndrojmë pas sloganit tonë – Kompletoni shtëpinë tuaj tek ne!

Teknika e bardhë

Kompani Afrimi Ag është e specializuar në ofrimin e shumë produkteve duke i ndarë ato sipas sektorëve që iu përkasin. Në sektorin e teknikës bardhë ne ofrojmë produkte si:  teknika e bardhë, produkte elektroshtëpiake, produkte për kuzhinë, produkte të kujdesit personal, produkte për ngrohje & ftohje, televizor, video & audio, telefona e tabletë, produkte për IT, gaming, skuterë elektrik dhe ora të ndryshme. 

Mobileri & Ndriçim

Ne jemi një kompani e specializuar në ofrimin e produkteve të veçanta të mobilerisë dhe ndriçimit duke ju ndihmuar në krjimin e ambienteve të veçanta dhe të përshtatshme për ju. Përmes produkteve tona të cilësisë së lartë dhe dizajneve të kreativitetit, ne shpërndajmë më shumë se thjeshtë mobilje dhe ndriçim – ne krijojmë përvojën tuaj të jetesës.

Sanitaria

Duke zgjedhur produkte të cilësisë së garantuar dhe me dizajn të përshtatshëm për çdo ambient. Produktet që ne i ofrojmë në këtë sektor janë: Aksesorë për banjo, qeramika, dush kabina, vaskë dhe lavamanë, dollapa për banjo e shumë produkte tjera që i përkasin për të kryer një banjo nga fillimi deri në fund.

Elektrika

Ne jemi një kompani e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve elektrike të avancuara për nevojat tuaja të energjisë. Kompania jonë ofron llojë të ndryshme të produkteve që përfshihen në këtë sektor si: pajisje të ndryshme elektrike, lloje të shumta të ndriçuesve, hidroizolime, termoizolime, ngrohje qendrore.

Mjetet e punës

Sektori i mjeteve të punës përfshinë një gamë të gjerë të produkteve dhe pajisjeve që shërbejnë për të përmirësuar performancën dhe efikasitetin në ambiente të ndryshme. Ky sektor përfshinë: vegla të ndryshme të punës, materiale ndërtimore, izolime, ngjyra & fasada, mjete për kopsht.

Dyer & Laminat

Kompania jonë posedon gjithashtu sektorin e dyerve dhe laminatit ku ofron modele të ndryshme të dyerve me cilësi mjaft të lartë si dhe modele të shumta të laminatit me ngjyra të llojllojshme dhe cilësi të lartë ku përmes këtyre produkteve ju mund ta kompletoni shtëpinë tuaj dhe të ndjeheni rehat.

Ngrohje Qendrore

Ne jemi ekspertë në ofrimin e zgjidhjeve të ngrohjes qendrore për shtëpitë, ndërtesat dhe ambiente të tjera. Përdorimi i teknologjisë së fundit dhe aftësitë tona profesionale bëjnë që të ndiheni komod dhe të ngrohtë në çdo kohë. Ne ofrojmë: Sisteme të ngrohjes radiatorë, ngrohje në dysheme, sisteme të ngrohjes në mur dhe ngrohje me pelet.

Termoizolim

Sektori jonë i termoziolimeve është i përkushtuar ndaj ofrimit të zgjidhjeve të avancuara për mbrojtjen termike të ambienteve tuaja. Me materialet e cilësisë së lartë, ne ndihmojmë në krijimin e  mjedisit ideal për komoditet dhe efikasitet energjetik. Ne ofrojmë: Izolime të murit, Izolime të dyshemes, Izolime të tavaneve dhe izolime të strukturave të ndërtimeve. 

Kopshtari

Sektori i kopshtarisë tek ne ofron të gjitha mjetet e nevojshme që ju nevojiten për kopshtin tuaj e gjithashtu ofron karriga dhe tavolina të llojllojshme për oborrin tuaj. Me një koleksion të gjerë dhe cilësi të garantuar, ne ju ndihmojmë të krijoni një ambient të veçantë dhe të bukur në këndin tuaj të jashtëm. 

Na vizitoni dhe përfitoni

Përpos kualiteti shumë të lartë të produkteve dhe zgjedhjeve të pafundme, ne vazhdimisht kemi super oferta dhe ofrojmë çmimet më të mira në treg!