Skip to content

Rreth Nesh

Kompani lidere - AFRIMI AG

Sukses i dëshmuar me dekada, mijëra klientë besnik e të kënaqur, qindra persona staf gati për t’ju shërbyer, 3 brende lidere të krijuara nga AFRIMI AG dhe qindra mijëra produkte në pikat tona!

EST. 1990

Kush jemi ne?

Ideja për themelimin e kompanisë AFRIMI AG filloi shumë herët kur dy vëllezërit Arif Gogaj dhe Zenun Gogaj edhe pse të ri në moshë kishin marrë iniciativë që të mirreshin me tregti sepse vizioni i tyre ishte i qartë qysh atëherë që ata ishin të prirur në këtë pjesë dhe që do të arrinin sukses, ata filluan të mirreshin me tregti qysh në vitet e 90-ta

Por për shkak se ne atë kohë Kosova u përball me një situatë jo të mirë politike, atëherë aty gjithçka u shkatërrua. Edhe pse kjo situatë jo e mirë politike ndikoi në shumë aspekte iniciativa nga vëllezërit që të themelonin kompaninë AFRIMI AG asnjëherë nuk u ndal.

 

Ideja u bë aktive qysh nga viti 2003 ndërsa ne vitin 2004 u themelua kompania AFRIMI AG, duke e nisur veprimtarinë e saj me një dyqan të vogël në qytetin e Deçanit.

Kjo kompani e vazhdoi aktivitetin e saj në këtë dyqan të vogël ku çdo vit ajo arriti të rritet si kompani dhe të inkuadronte sektorë dhe produkte të reja, gjatë këtyre viteve arriti që të operojë shumë mirë në treg falë përvojës së arritur dhe bashkëpunimit me shumë partner si dhe duke ju shërbyer shumë klientëve për çdo kërkesë që ata kishin.

 

Vizioni

Vizioni jonë si kompani është që të vazhdojmë te qëndrojmë si kompani lider në tregun e Kosovës përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve cilësore dhe inovative të cilat i tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë. Ne gjithmonë synojmë të jemi një staf profesional dhe të motivuar që të shërbejmë si model dhe frymëzim edhe për kompanitë tjera. 

Misioni

Ne punojmë për klientët tanë dhe mundohemi të ofrojmë zgjidhje për klientët në mënyrë që shtëpia e tyre të ketë ngrohtësinë e ofruar nga produktet tona cilësore. Gjithashtu ne përpiqemi qe të kontribuojmë në kompaninë tonë që të jemi gjithmonë një hap përpara të tjerëve përmes inovacioneve, kreativitetit dhe mundësive të reja që ofrojmë në treg.

Brendet nën ombrellën e AFRIMI AG

AFRIMI AG si një kompani lidere në industrinë e produkteve për shtëpi ka krijuar dhe themeluar brendet e veta për ndricim – AGLOW, për sanitari brendin ANE SANITARY WARE si dhe AFRIMALL për të gjitha produktet tjera shtëpiake, mjetet e punës, veglat etj. Të përkushtuar në ofrimin e cilësisë më të lartë të produkteve për klientët tanë!